Pse duhet të konsumoni një banane në ditë? Ja çfarë i bën organizmit tuaj

Banania është një nga frutat më të nënvlerësuara, edhe pse është më e konsumuar sesa mollët dhe portokallet bashkë. Përveçse është e shijshme dhe e lirë, ajo sjell shumë përfitime konkrete për shëndetin tuaj:
• Lehtëson urthin (djegien e stomakut) për shkak të efektit natyral anti-acid.
• Ulet tensioni i gjakut, sepse ka shumë potasium dhe pak sodium, duke mbrojtur zemrën dhe parandalimin e goditjeve në tru.
• Rrit energjinë, sidomos para stërvitjeve, duke dhënë forcë dhe parandalon ngërçet muskulare.
• Ndihmon kundër anemisë, duke rritur prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut përmes hekurit që përmban.
• Mund të hahet nga personat me ulçera, sepse është e butë dhe mbron stomakun nga irritimi.
• Përmirëson humorin dhe qetëson nervat, falë serotoninës dhe vitaminës B, duke luftuar stresin dhe depresionin.
• Ulon temperaturën e lartë për shkak të enzimave që përmban.
Banania është një frut që mund ta konsumoni çdo ditë, kur ndiheni të uritur, kur kërkoni energji ose thjesht dëshironi të përmirësoni humorin. Mos e injoroni frutin e thjeshtë që i jep trupit dhe mendjes atë që u duhet.


