Grabitësit qëlluan për vdekje Liridona Murselin, eksperti: E dyshimtë që bashkëshorti…

Kosovë&Rajon

Grabitësit qëlluan për vdekje Liridona Murselin, eksperti: E

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, kur një grua u vra në veturë.

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini.

Tërnava thotë se kjo vrasje është problem edhe për sigurinë publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është me të vërtetë shumë shqetësuese pasi që një pritë që i ka ndodhur atyre mund t’iu ndodhë edhe shumë të tjerëve. Mirëpo nëse viktimat kanë pasur valuta apo pasuri tjera, duhet të hetohen familjarët e tyre apo dikush tjetër që ka mundur të ketë informacion”.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.

 

 

ME TE LEXUARAT