Kërkuan para në emër të biznesmenes Vilma Nushi, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Kërkuan para në emër të biznesmenes Vilma Nushi, arrestohet

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” është arrestuar 29-vjeçari Kristjan Lukaj, banues në Shkodër, i cili ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë një shumë parash një personi përmes mashtrimit.

Konkretisht, policia njofton se dyshohet që i riu ka bashkëpunuar me të arrestuarit A. Gj. dhe R. B. dhe me personin në kërkim me iniciale F. L., për t’i marrë shumën 50 000 Euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, biznesmenes Vilma Nushi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT