Grabitësit e vranë në sy të fëmijëve, flet vjehrri i 30-vjeçares: Liridona nuk u ka dhënë çantën
Vjehrri i Liridona Murselit, 30-vjeçares të vrarë nga grabitësit mbrëmjen e së mërkurës ( 29 nëntor) ka zbuluar detaje nga tragjedia që ka prekur familjen e tij.
Ai është shprehur se 30-vjeçarja e cila u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit, Naim Museli nuk u ka dhënë çantën hajdutëve të armatosur të cilët më pas duke hasur në rezistencën e saj e kanë qëlluar për vdekje.
“Liridona me burrin e fëmijët kanë jetuar në Suedi. Është këshilltar i Behgjet Pacollit, ka hapur firmë në Kosovë dhe ka blerë shtëpi në Prishtinë. Më pas ka marrë nusen dhe fëmijët. Djali është kthyer në qershor, nusja në tetor. Kishin dalë për darkë, 400 metra pa shkuar në shtëpinë e vet i kanë dalë me armë përpara makinës, Kanë marrë të gjitha gjëra. Mesa duket ajo nuk i ka dhënë çantën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.