Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e 2 të rinjve nga Kosova që u mbytën në det nga dallgët e forta

Aktualitet

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e 2 të rinjve nga Kosova që

Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve të forta, ndërsa 3 të tjerë fatmirësisht arritën të shpëtonin.

Viktimat janë identifikuar si Leonit Aliu rreth 22 vjeç nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Binaku 23 vjeç nga Prishtina. Aliu është i njohur dhe në botën e futbollit në Kosovë teksa ka qenë pjesë e klubit KF Fushë-Kosovë.

Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth.

Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Kanë qenë disa qytetarë që ndodheshin në zonë me Jet Ski, të cilët, në bashkëpunim me policinë, arritën të nxjerrin nga deti pesë të rinjtë, dy prej të cilëve pa shenja jete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion