EXIT POLL/ “Vetëvendosja” shkon në balotazh me LDK në Prishtinë

Kosovë&Rajon

EXIT POLL/ “Vetëvendosja” shkon në balotazh me LDK në

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini tregon se gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku.

Sipas rezultateve të publikuara nga Exit Poll-i, Përparim Rama ka marrë 34.3 për qind të votave, ndërsa Hajrullah Çeku renditet shumë afër me 32.1 për qind.

Në vendin e tretë qëndron kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9 për qind, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2.8 për qind dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7 për qind. /Dukagjini

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion