Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan, vëllai i policit të arrestuar e mohon: Atë natë ka qenë në shtëpi

Kosovë&Rajon

Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan, vëllai i policit

Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje.

Ai ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.” – citohet se ka thënë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, arrestimin e pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.

ME TE LEXUARAT