Detaje te reja për vrasjen e Liridonës, përveç pistoletës, sekuestrohet makina që dyshohet se përdorën autorët

Kosovë&Rajon

Detaje te reja për vrasjen e Liridonës, përveç

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, tri ditë më parë, e cila dyshohet se është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, krim që ishte porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në raportin policor 24-orësh, Policia sqaron se për krimin është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë, që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Detaje te reja për vrasjen e Liridonës, përveç

Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

ME TE LEXUARAT