Del FOTO/ Kjo është vajza nga Kosova që humbi jetën në sulmin në Grac të Austrisë

Kosovë&Rajon

Del FOTO/ Kjo është vajza nga Kosova që humbi jetën në

Vogëlushja nga Kosova e cila humbi jetën në sulmin në një shkollë në Grac të Austrisë quhet Lea Bajrami. Lajmin e ka konfirmuar gjyshi i saj përmes një postimi në Facebook.

“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise.

Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira” shkruan gjyshi i saj krahas fotografisë së shpërndarë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë, ndërsa autoritetet atje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Lajmin për përfshirjen e një shtetaseje kosovare në mesin e viktimave e ka konfirmuar edhe gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe punon në Graz.

Në një prononcim për T7, Haliti tha se vajza ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në Graz.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është një tragjedi ndër më të mëdhatë në Austri pas Luftës së Dytë Botërore, sa i përket tragjedive të qëllimshme,” deklaroi Haliti, duke shtuar se për arsye privatësie nuk do të publikonte identitetin e viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion