Batuta mes Ramës dhe Rutte/ Shefi i Nato-s: Ju jeni shumë i gjatë, por Shqipëria…

Politikë

Batuta mes Ramës dhe Rutte/ Shefi i Nato-s: Ju jeni shumë i

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Rutte vlerësoi rolin e Shqipërisë në NATO: “Është një nder i vërtetë të kem mikun tim të ngushtë Rama, kryeministrin e Shqipërisë, që na viziton”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shkëmbyer edhe batuta me kryeministrin shqiptar.

“Ju jeni shumë i gjatë, por megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i yni dhe po bën kaq shumë. Dua t’ju falënderoj që jeni një aleat kaq i patundur. NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë tek NATO. Faleminderit për vizitën dhe që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që po bëni për NATO-n,” përfundoi Rutte.

Fjala e plotë e Mark Rutte:Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë Rama, kryeministrinë Shqipërisë që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur, do të arrijë 2 përqindëshin e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh.
Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale përfshirë edhe përmes ndërmarrjeve shtetërore që është e rëndësishme sepse na duhet një bazë e fortë industriale në mbarë NATO-n.

Ju po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë për të.
Po merrni pjesë në forcat atlantike në Letoni, merrni pjesë në KFOR.

u jeni shumë i gjatë por megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i yni dhe Shqipëria po bën kaq shumë. Dua t’ju falënderoj që jeni aleat kaq i patundur. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë tek NATO.
Faleminderit për vizitën dhe që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që po bëni për NATO-n.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion