Albin Kurti: Sulmuesit në veri, formacion profesionist!

Kosovë&Rajon

Albin Kurti: Sulmuesit në veri, formacion profesionist!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulm të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin e vrarë, Kurti tha se më shumë informata mbi sulmuesit e dyshuar priten në periudhën në vazhdim.

“Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët.

Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot.

Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se situata në manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë dhe se “personat e armatosur që kanë depërtuar sot portën, janë larguar nga manastiri”.

“Aktualisht, prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it vërehet para portës hyrëse dhe në oborrin e manastirit”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

ME TE LEXUARAT