Alarm për mjet shpërthyes, anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

Kosovë&Rajon

Alarm për mjet shpërthyes, anulohet koncerti i Noizyt në

Vetëm pak ditë pasi në ambientet e jashtme të Gate Club ndodhi një incident me një bombol gazi gjatë renovimeve, mbrëmja e sotme solli një tjetër situatë.

Gjatë natës, u dha alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe anulimin e koncertit të Noizyt.

Reperi shqiptar, i cili pritej të performonte për fansat e tij në Prishtinë, reagoi menjëherë pas anulimit me një mesazh publik:

“Po më vjen shumë keq që nuk performova dot për ju sonte, sigurisht që policia nuk ka gjet lëndë shpërthyese, por ata duhet të bëjnë punën e vet edhe s’kanë faj. @gateclub_ qëndroni të fortë, sepse jeni më të fortit. SEE YOU SOON. KINGZIN.”

Fatmirësisht, alarmi doli të jetë i rremë dhe nuk u raportua asnjë rrezik konkret apo dëmtim fizik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion