“Korrupsioni nuk po shtohet, po goditet”, Rama: Hetimet e drejtësisë, si dëshmi e një kapitulli të ri

Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te debati për korrupsionin dhe hetimet e drejtësisë.
Rama tha se fakti që zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme po hetohen nuk do të thotë se korrupsioni është shtuar, por se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë.
Sipas tij, hetimet e pavarura dhe vendosja e individëve përballë drejtësisë janë tregues i një kapitulli të ri për Shqipërinë.
Fjala e Ramës:
“Korrupsion, na mbyti korrupsioni!” Pavarësisht bindjes dhe kahut të votës, fakti që drejtësia prek zyrtarë dhe individë të niveleve të ndryshme nuk do të thotë se korrupsioni po shtohet.
Përkundrazi, fakti që, në këtë kapitull të ri për Shqipërinë, hetimet e pavarura po u hapin llogari individëve tregon se mekanizmat e drejtësisë po veprojnë më shumë se më parë.
Nuk kemi pasur kurrë më parë një lloj drejtësie vërtet të pavarur në këtë rwshtohet, por po zbulohet dhe po goditet.
Hetimi nuk është tregues i rritjes së korrupsionit. Përkundrazi, është dëshmi se ai po vihet përballë drejtësisë.


