Konkursi ndërkombëtar për “Tirana Fountain Plaza”, fitues shpallet kompania “Bjarke Ingels Group”! Ja si do të duket projekti

Aktualitet

Konkursi ndërkombëtar për “Tirana Fountain Plaza”,

Studio daneze BIG, Bjarke Ingels Group është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e “Tirana Fountain Plaza”, projekti i parashikuar në zonën e njohur si Tajvani, në Parkun Rinia.

Kompania daneze u përzgjodh mes pesë studiove të huaja, të cilat prezantuan propozimet e tyre para një jurie ndërkombëtare. Në garë ishin Barozzi Veiga nga Spanja, BIG – Bjarke Ingels Group dhe COBE nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca

Projekti i studios fituese parashikon një ndërtesë tridimensionale të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun. Koncepti mbështetet te ideja e një “reje”, me hapësira për banim. Poshtë tyre krijohen zona të mbuluara dhe hapësira publike, të menduara edhe si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin

projekti-4.jpg

Projekti parashikon ruajtjen e ujit dhe të shatërvanit si pjesë të identitetit të zonës, por i trajton ato në një formë të re. BIG propozon ngritjen e ujit në strukturë, në mënyrë që ai të rikthehet në park me efektin e një “shiu vere”. Sipas studios, ky element synon të ndikojë edhe në mikroklimën lokale dhe në përdorimin e hapësirës publike gjatë muajve të nxehtë.

projekti-3.jpg

Gjatë prezantimit, studio e përshkroi Parkun Rinia si një hapësirë ku ndërthuren gjelbërimi, uji dhe aktiviteti social dhe propozimi është ndërtuar mbi idenë që ndërtesa të shtojë funksione të reja pa marrë më shumë sipërfaqe nga parku.

projekti-4.jpg

Sipërfaqet e projektit janë ndarë mes rezidencave, hotelerisë dhe zyrave, ndërsa rreth 10% e programit parashikohet për një komponent kulturor dhe funksione të hapura për publikun.

 

ME TE LEXUARAT