Kompozitori lihet i lirë pas disa orë pyetjesh, dalin detajet nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës

Aktualitet

Kompozitori lihet i lirë pas disa orë pyetjesh, dalin detajet nga
Këtë të premte është bërë një raportim më i detajuar lidhur me dëshminë e djeshme të dhënë në polici nga kompozitori Adrian Hila, në lidhje me videot intime të publikuara.

Bëhet me dije se në dëshminë e tij Hila ka pranuar vendosjen e kamerave, por, sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim të përdorte filmimet.

Hila është lënë i lirë pas dëshmisë, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë të identifikuar në lidhje me rastin.

Sa i përket pamjeve, ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkarkim për këto pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij. Ndërkohë, dëshmia ka zgjatur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tij.

Tashmë hetimet janë të zgjeruara me marrjen në pyetje edhe të personave të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë në këto video, por për shkak të gjendjes së tyre psikologjike nuk është bërë e mundur marrja e tyre në pyetje. Një nga të tjerët që pritet të merret në pyetje është edhe gazetari që publikoi lajmin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion