'Janë regjistruar bisedat telefonike'/ Shemsi Prençi ngre akuza të forta: Rama po tenton ta blejë protestën

Politikë

'Janë regjistruar bisedat telefonike'/ Shemsi Prençi ngre

I ftuar në një emision televiziv, ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi pretendoi se janë regjistruar biseda telefonike mes familjarëve të biznesmenëve të fuqishëm, eksponentëve të protestës dhe përfaqësuesve të politikës. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton ta blejë protestën me para.

Prençi deklaroi se janë regjistruar biseda telefonike mes biznesmenëve, djemve të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, eksponentëve të protestës dhe përfaqësuesve të politikës.

Sipas tij, këto biseda lidhen me përpjekjet për të blerë protestën studentore, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për tentativë për ta neutralizuar lëvizjen përmes parave.

‘Mbrëmë me keqardhje janë konstatuar, disa, janë regjistruar disa biseda telefonike të disa biznesmenëve dhe djemve të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, me disa eksponentë të, të, të protestës dhe eksponentë të politikës.

Tendenca e kryeministrit për të blerë protestën, me para, për ta blerë me para. Dhe unë po them, janë regjistruar bisedat.

Dhe unë nga studioja juaj, nga ekrani i televizionit i bëj thirrje: distancohuni se kjo rini, kjo rini për 60 minuta ju vë flakën bizneseve tuaja dhe shkatërron perandorinë e ngritur nga baballarët e tyre.

Unë jam një nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit që i kam kundërshtuar zbatimin e urdhrave arbitrarë që prodhojnë destabilitet. Dhe si i tillë jam krenar sepse politikanët të shtyjnë në shkelje të ligjit.

Sot, drejtori i policisë me deklaratën që bëri sot, tregon që është ushtar i partisë dhe nuk i dhëmb koka fare për qytetarët dhe për studentët. Çka do të thotë që, ai ka marrë një urdhër, sepse fjala e drejtorit të përgjithshëm të policisë është 100% mot-a-mot si fjala e ministrit të Brendshëm, Ermal Raketës, si fjala e Taulant Ballës dhe si fjala e kryeministrit të Shqipërisë. Fakti që thotë në protestë nuk janë studentët, në një kohë kur unë kam prej tre ditësh që i shikoj.’, tha Shemsi Prençi.

ME TE LEXUARAT