Itali, tentoi të vriste babanë me th'ikë, dënohet me mbi 8 vite burg 37-vjeçari shqiptar

Bota

Itali, tentoi të vriste babanë me th'ikë, dënohet me

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste të atin gjatë një konflikti familjar në Genova. Vendimi u dha nga Gjykata e Genovas pas gjykimit me procedurë të shkurtuar.

Ngjarja ndodhi më 21 nëntor 2025, në lagjen Rivarolo. Sipas rindërtimit të hetuesve, 37-vjeçari u përball me të atin në shkallët e pallatit dhe e goditi me thikë në bark. Ai tentoi ta godiste edhe një herë, por 64-vjeçari arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmë te një fqinj. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një trajtimi të gjatë, përfshirë disa ndërhyrje kirurgjikale.

Pas sulmit, autori u mbyll në banesë dhe telefonoi vëllanë me videotelefonatë. Sipas hetimeve, ai e kërcënoi me vdekje ndërsa i tregonte thikën që kishte përdorur në sulmin ndaj babait. Edhe nëna e tij ishte përfshirë më herët në episodet e kërcënimeve dhe dhunës familjare.

Hetuesit kanë rindërtuar një histori të mëparshme dhune, kërcënimesh dhe kërkesash për para ndaj familjarëve. Sipas akuzës, sjellja e 37-vjeçarit ishte e lidhur edhe me abuzimin me kokainën.

I riu u arrestua rreth një javë pas ngjarjes. Gjatë procesit ai kërkoi falje dhe mohoi fillimisht se kishte pasur qëllim ta godiste babanë me thikë, por gjykata nuk i njohu rrethana lehtësuese të përgjithshme.

Përveç dënimit me burg, gjykata ka vendosur edhe dëmshpërblim për babanë dhe vëllanë, të cilët janë paraqitur si palë civile. Sipas Il Secolo XIX, për babanë është caktuar një shumë paraprake prej 15 mijë eurosh, ndërsa për vëllanë 500 euro.

ME TE LEXUARAT