I moshuari me kostum tradicional i bashkohet protestës: Nuk jam me asnjë parti, jam me studentët dhe shqiptarët!

Aktualitet

I moshuari me kostum tradicional i bashkohet protestës: Nuk jam me

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për gazetarin e News24, Klevis Muka, ai tha se nuk përfaqëson asnjë forcë politike, por se ka dalë në mbështetje të studentëve dhe qytetarëve.

“Unë nuk përfaqësoj asnjë parti. Nuk dua të infektohem me asnjërën prej tyre, jam me shqiptarët. Jam pro studentëve. Kam lindur në Mirditë, në një fshat që prej 35 vitesh është pa kanalizime.

Ndaj protestoj për pensionet e pensionistëve të moshës sime, që të vihet ligji për pensionet, për të gjitha objektet që ka fshati dhe jo vetëm qyteti. Duhet të zbukurohet krejt Shqipëria.

Nuk i përkas asnjë partie. Rinia këtu është partia më e bukur në botë, që po lahet dhe helmohet”, u shpreh i moshuari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion