“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit

Aktualitet

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes

Pas mbërritjes së protestuesve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodheshin protestuesit e thirrur nga studentët, ka pasur debate mes tyre.

Disa prej pjesëmarrësve kanë shkëmbyer fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve.

Gjatë një bisede, një protestues e ka pyetur një protestuese se çfarë funksioni ka Sali Berisha në protestën e studentëve.

Ajo është përgjigjur se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha i mbështet studentët, ashtu siç, sipas saj, edhe ajo i mbështet ata.

Ndërkohë, një tjetër protestues ka kundërshtuar praninë dhe ndërhyrjen e Berishës në protestë, duke iu drejtuar me tone të ashpra.

Debati: 

Protestuesi: Çfarë funksioni ka Sali Berisha?

Protestuesja: Kam 150 ditë në shesh. Ai na mbështet, ashtu siç i mbështesim ne studentët.

Protestuesi: Çfarë studenteje je ti?

Protestuaesja: Jam prej 150 ditësh këtu dhe i mbështes si fëmijën tim.

Një tjetër protestues:

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit! Edhe ti nuk del këtu. Por arsyeja pse nuk del është e qartë: populli dhe rinia nuk të duan, ndaj nxjerr veglat e tua për të prishur protestën.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion