Gruaja e Olldashit në protestë: Nëse Sokoli do të ishte gjallë, opozita do të ishte ndryshe

Aktualitet

Gruaja e Olldashit në protestë: Nëse Sokoli do të ishte
Bashkëshortja e Sokol Olldashi, pedagogia Enkelejda Olldashi, ka folur sot për ‘Shqipëria Live’.

Ajo shprehu se shumë gjëra do të ishin ndryshe nëse Olldashi do të ishte sot në PD. Para se Olldashi të humbte tragjikisht jetën në një aksident automobilistik më 20 nëntor 2013, ai ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvend, i zgjedhur në Qarkun e Fierit.

Në PD ishte anëtar i Kryesisë dhe i Kësillit Kombëtar dhe vetëm pak muaj më parë, në korrik 2013, kishte kandiduar për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës. 

“Shumë gjëra mund të ishin ndryshe te forca politike ku ai (Sokol Olldashi) ishte pjesë. Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie, por e gjithë establishmentit që nga ’91 deri tani. Kjo revoltë, ne jemi kundër shkatërrimit, por është një revoltë e akumuluar që veshët e të gjithë politikanëve të të gjitha ngjyrave duhet ta dëgjojnë.

Bojkoti është një sjellje vullnetare e studentëve dhe askush nga pedagogët nuk e stimulon atë, por ne e respektojmë. Kur studentët nuk janë në auditor, ne duhet të jemi aty ku janë studentët dhe ne jemi aty”, u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT