Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Mjedisit, thyejnë xhamat te Teatri i Kukullave
Lajmifundit
/
15 October 2026, 14:22
Aktualitet

Përmes sheshit “Skënderbej”, protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit duke hedhur gurë.
Sulmi është zgjeruar edhe drejt Teatrit të Kukullave, të cilit i janë thyer xhamat. Goditjet ishin në formë breshërie ndaj efektivëve.
Forca Kombëtare e Sigurisë po përgjigjet me gaz lotsjellës duke i bërë protestuesit të tërhiqen disi. Protestuesit e maskuar po i bëjnë shenja njëri-tjetrit që të mblidhen edhe më pranë dhe kanë nisur të grumbullojnë pllaka e gurë duke i futur në çanta e xhepa.


