Përleshje mes të rinjve dhe policisë në Korçë, sulmohet shefi i policisë, Emiljan Pashaj

Aktualitet

Përleshje mes të rinjve dhe policisë në Korçë,
Edhe Korça është përfshirë nga protesta të dhunshme ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentët e universitetit. Policia nisi me arrestimet pas përplasjeve. 

Por në një moment teksa shefi i komisariatit, Emiljan Pashaj, po tentonte të arrestonte një të mitur, protestuesit kanë ndërhyrë duke e goditur në grup. Protestës së nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe qytetarët e tjerë.

Përleshje dhe momente të dhunshme janë parë në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë apo Divjakë.

 

 

ME TE LEXUARAT