Goditet tregtimi i dro'gës në shkolla, kapen me 4 kg kana'bis, pranga 2 persona në Kuçovë e Moravë (EMRAT)

Aktualitet

1790158962_policiaberat.jpg
Dy persona janë arrestuar në Berat, pasi dyshohet se mbanin kanabis për ta shitur pranë shkollave .

Gjatë dy fazave të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në Kuçovë dhe në fshatin Moravë, u sekuestruan mbi 4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe dy celularë. 3.95 kg kanabis e ndarë në doza u gjenden në banesën e një 46 vjeçari në Kuçovë ndërsa në banesën e një 19 vjeçari në fshatin Moravë u gjetën sërish disa doza kanabisi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës.

 Njoftimi i plotë i Policisë 

 "Finalizohen dy faza të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e 2 tentativave për të shitur doza Cannabisi, në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe në Moravë.

Sekuestrohen mbi 4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash dhe 2 celularë.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin me vete dhe në banesa sasi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen.

Si rezultat i shtimit të vigjilencës, pranisë policore, punës operative dhe veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie që cenon sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, pas hetimeve proaktive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. G., 46 vjeç, të cilit, në banesë në Kuçovë, iu gjetën 3.95 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë, në doza), që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Kuçovë;

Ndërkohë u vu në pranga shtetasi G. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit dhe të DVP Berat, ku gjatë kontrollit iu gjetën me vete dhe në banesë sasi dhe doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion