FOTO/ Rozana Radi shfaqet me syrin e enjtur, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Showbiz

FOTO/ Rozana Radi shfaqet me syrin e enjtur, çfarë i ka ndodhur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka zbuluar arsyen pse së fundmi është shfaqur më rrallë në publik dhe në rrjetet sociale, si dhe pse është parë duke mbajtur syze.

Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim në syrin e djathtë pas një aksidenti gjatë aktivitetit fizik. Në fotografitë e publikuara, artistja ka treguar dëmtimin dhe ënjtjen në zonën e syrit, duke sqaruar se aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

“Më pyesni pse mbaj syze këtë periudhë dhe përse nuk dal shpesh as në ekran, as në Instagram. Siç mund ta shihni, gjatë aktivitetit fizik rrëshqita dhe pësova një dëmtim në zonën e syrit të djathtë. Po ndiqem nga mjekët e spitalit dhe ndërkohë pres të rikuperohem e të vazhdoj aktivitetet e mia”, ka shkruar Radi.

screenshot-20261021-192218-facebook-6ad8f4e258923.jpg

Ajo ka bërë të ditur se pjesa më e vështirë tashmë ka kaluar, duke falënderuar ndjekësit për interesimin dhe kujdesin e treguar.

Megjithatë, lëndimi nuk e ka penguar të vazhdojë angazhimet e saj profesionale. Këngëtarja ka zbuluar se ka realizuar xhirime edhe në këto kushte, ndonëse për shkak të dëmtimit do të duhej të shmangte makijazhin për rreth një muaj.

“Kam xhiruar me këtë sy që shikoni. Nuk duhet të isha lyer për një periudhë njëmujore, por datat ishin të caktuara dhe duhej të xhiroja patjetër”, ka shkruar ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion