ATHINË / Vodhën 25 km kabllo bakri me vlerë 1 milion euro, prangosen 13 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Kosovë&Rajon

ATHINË / Vodhën 25 km kabllo bakri me vlerë 1 milion euro,

Një grup prej 13 personash, mes tyre edhe shqiptarë, është arrestuar në Athinë për vjedhjen e 25 kilometrave kabllo bakri nga një kompani në perëndim të Athinës.

 Të arrestuarit janë grekë, shqiptarë, bangladeshas dhe bullgarë.

 Ata akuzohen se kanë hyrë disa herë gjatë natës në ambientet e një kompanie franceze në Paiania, në periferi të Athinës, dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë totale prej 1 milion eurosh.

Më pas, u kanë vënë flakën veshjeve izoluese të kabllove për të nxjerrë bakrin e pastër që ndodhej poshtë tyre, i cili do të shitej për skrap.

Banda u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion