Punoni nga shtëpia? Afërdita Zaja paralajmëron për stresin: Mund të shkaktojë edhe sëmundje!

Studiuesja e shkencave ezoterike, Afërdita Zaja foli për emisionin “Takohemi n’Vizion” për ndikimin që puna dhe rutina e përditshme kanë në gjendjen emocionale dhe mendore të njeriut.
Ajo u ndal te karakteristikat e personave që kanë shenjën e Gaforres të theksuar, duke u shprehur se ata preferojnë të punojnë nga shtëpia.
Sipas Zajës, puna e vazhdueshme në ambiente të mbyllura mund të shkaktojë stres, ndaj është e rëndësishme që njerëzit të gjejnë një ekuilibër mes angazhimeve profesionale dhe mirëqenies emocionale.
Ajo këshilloi shëtitjet në natyrë, daljen për 20 minuta në ajër të pastër dhe kontaktin me tokën e pemët, të cilat, sipas saj, ndihmojnë në çlirimin e energjisë së akumuluar nga puna.
“Çdo gjë që ne bëjmë, qoftë punë profesionale ose edhe një veprim, gjithçka ndikon tek mendja jonë, tek gjendja jonë emocionale dhe pikërisht këtu njerëzit duhet të fillojnë të kenë një balancë midis veprimeve që bëjnë dhe balancës mendore. Për këtë ndihmon shumë për shembull ecja në natyrë.
Për shembull, njerëzit që punojnë brenda në shtëpi në kompjuter, ushqimin e ke duke ngrënë e duke punuar. Këta njerëz mund të dalin të caktojnë një orar të caktuar 20 minuta përjashta, të dalin në natyrë, të bëjnë tokëzimin, të prekin një pemë, e ndihmon jashtë mase. Kur prek pemën ose rri me këmbë zbathur në tokë, energjia jote elektrike që është shumë e ngarkuar nga puna që ti ke bërë shkarkohet, bëhet shkarkimi”, tha ajo.
“Njerëzit që kanë një Gaforre shumë të fortë, ata mbarojnë të punojnë në shtëpi. Adhurojnë mos dalin nga shtëpia ata, ata adhurojnë që të punojnë aty. Edhe kur gatuajnë nuk zgjedhin ndonjë problem, ndonjë gjë që kishin nga puna.
Domethënë ka njerëz për shembull që kryejnë një punë në shtëpi që i lodh dhe krijon stres shumë të madh. Madje po të kalojë për një kohë shumë të gjatë, mund të krijohet një sëmundje”, tha Afërdita Zaja.


