Flokët deri te këmbët i kushtuan dy kartonë të kuq kundërshtarëve/ Historia e pazakontë e Scipios

Sport

capture-6abac3f953033.png

Futbollisti i Anguilës, Aedan Scipio, u bë protagonist i një prej episodeve më të pazakonta në futboll, pasi dy lojtarë kundërshtarë u ndëshkuan me karton të kuq për të njëjtin veprim: tërheqjen e flokëve të tij jashtëzakonisht të gjatë.

Anguila po humbiste 5-0 ndaj Antigua dhe Barbudës në Ligën e Kombeve të CONCACAF-it kur Scipio u aktivizua në minutën e 69-të.

Vetëm pak minuta më vonë, Keon Greene e kapi Scipion për flokët teksa po tentonte të largohej me topin. Gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.

Në minutat shtesë, Shalon Knight përsëriti të njëjtin veprim, duke e kapur Scipion për flokësh dhe duke marrë gjithashtu karton të kuq.

Kështu, Antigua dhe Barbuda, pavarësisht fitores 5-0, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Në qendër të vëmendjes mbeti Scipio, flokët e gjatë të të cilit u kthyen në protagonistët e një prej episodeve më të veçanta të futbollit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion