Erion Braçe përplaset me protestuesen: Prej nga je e për kë ke votuar? (Debati i plotë)

Përplasjet mes protestuesve dhe deputetit Erion Braçe janë shënuar gjatë protestës kundër reformës administrativo-territoriale dhe draftit të propozuar nga Partia Socialiste.
Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar.
Braçe u përpoq të shpjegonte qëndrimin e tij, duke iu referuar edhe çështjes së Rrjollit. Ai tha se kishte mbajtur qëndrim publik për këtë çështje dhe përmendi raste arrestimesh dhe dënimesh.
“Për mua jo. Për mbajtjen e qëndrimit për Rrjollin, unë kam mbajtur qëndrim për Rrjollin sa s'mban njeri”, tha Braçe, duke shtuar se në zonë ishte shpronësuar një fshat dhe ishin arrestuar katër persona.
Debati mes deputetit dhe protestuesve vijoi me replika, ndërsa kundërshtarët e reformës kërkuan që të merret në konsideratë qëndrimi i banorëve për ndryshimet territoriale.


