L'uftë në Tiranë: Policia hedh gaz lotsjellës nga Kullat Binjake, studentët kundërpërgjigjen me molotovë
Lajmifundit
/
17 October 2026, 16:02
Aktualitet

Përplasje të ashpra mes të rinjve dhe policisë gjatë orëve të drekës përpara Kryeministrisë.
Prania e madhe e protestuesve të rinj, ka bërë që policia të shtojë sasinë e gazit lotsjellës.
Sakaq për shkak të erës në krah të kundërt me turmën, policia ka hedhur gaz edhe nga lart prej Kullave Binjake.
Gjithashtu efektivët kanë goditur turmën e të rinjve edhe me gurë. Studentët dhe nxënësit nga ana e tyre i janë kundërpërgjigjur me molotovë.


