Dita e pestë e protestës, tre protestues paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës
Lajmifundit
/
17 October 2026, 15:46
Aktualitet

Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës të Spitalit Universitar të Traumës (SUT), ku po marrin trajtim mjekësor.
Sipas informacionit të fundit, të tre pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetëdijshëm.
Njëri prej tyre ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur sot në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Vlerësimi dhe trajtimi i tyre po vijojnë në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës.


