"Jam lutur në Xhuma", Mozzik dhe Lotina u bënë prindër, reperi zbulon emrin e të porsalindurit

Showbiz

"Jam lutur në Xhuma", Mozzik dhe Lotina u bënë

Mozzik është bërë baba për herë të dytë. Reperi ka ndarë lajmin e bukur përmes një postimi në një story për Instagram, ku zbuloi edhe emrin e djalit që ka ardhur në jetë ditën e sotme, më 16 tetor 2026.

Këngëtari publikoi një mesazh, në të cilin tregoi se prej kohësh i ishte lutur Zotit për një djalë, duke e cilësuar ardhjen e tij si dhuratën më të madhe për familjen.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij. Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh. Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe.

Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!”, shkroi reperi, duke zbuluar se i vogli quhet Oz.

"U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë të mirë! Të duam shumë, Nana & Baba!”, përfundoi ai mesazhin.

Lajmi vjen disa muaj pasi Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, njoftuan se ishin në pritje të një djali. Çifti e bëri publik lajmin në korrik, përmes fotografive në rrjetet sociale, ndërsa Lotina zbuloi se e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë për gjashtë muaj.

Për Lotinën, ky është fëmija i parë, ndërsa Mozzik është tashmë baba edhe i Hanës, vajzës që ka nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

ME TE LEXUARAT