E rrallë në “Air Albania”, merret vendimi për Shqipëri-Finlandë, ja çfarë ndodhi

I gjithë stadiumi “Air Albania” do të jetë në mbështetje të Shqipërisë ndaj Finlandës. FSHF zyrtarizoi dje me linkun e biletave, të cilat po shiten vetëm “online”, që të gjithë sektorët V dhe S prapa porte janë në shitje për tifozët kuqezi.
Kjo tregon se asnjë sektor nuk është rezervuar për tifozët e Finlandës. Një vendim mjaft i rrallë që konfirmon edhe interesin e jashtëzakonshëm nga kuqezinjtë për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Mbi 15 mijë bileta ishin shitur deri dje për ndeshjen Shqipëri-Finlandë. Ky takim është rezervuar më 12 nëntor, prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Stadiumi pritet të jetë “sold out” për sfidën e raundit të pestë.
PROTESTA- Në Tiranë vazhdojnë protestat studentore që kërkojnë tërheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndeshja e Egnatias ndryshoi stadium në Europë për shkak të protestave, pasi në “Air Albania” nuk mund të luhej, ndërsa FSHF duket se beson që çdo gjë do të jetë qetësuar pas 3 javësh.
SEKTORËT KU KANË MBETUR BILETA NË SHITJE

