Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Aktualitet

Dosja Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Të dy kanë dalë vetëm pak momente më parë nga godina e prokurorisë, ku u pyetën në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me dosjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kjo nuk është hera e parë që Gjyli dhe Elezi përballen me prokurorët e posaçëm, pasi ata janë paraqitur në SPAK edhe pak ditë më parë në vijim të procedimeve penale dhe hetimeve që po kryhen ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT