Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq

Aktualitet

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt pyllit të Parkut Kombëtar të Divjakës. I riu është kapur nga policia pranë vatrës së zjarrit dhe është shoqëruar në komisariat.

Ngjarja u regjistrua sot, rreth orës 13:25 kur shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarrin që po përhapej në zonë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.

Pranë vatrës së zjarrit u kap shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion