“I dënuari goditi efektivin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Aktualitet

“I dënuari goditi efektivin me ekspres kafeje në burgun e

E goditi me ekspres kafeje në kokë punonjësin e burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Imeri dhunoi një punonjës të Policisë së Burgjeve.

Pas ngjarjes, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën me dije se Imeri ka sulmuar në befasi inspektorin Agron Bebja, duke e goditur me një ekspres kafeje në momentin kur po hapej dera e dhomës së tij të banimit.

Sipas njoftimit, goditjet i kanë shkaktuar punonjësit dëmtime në zonën e kokës. Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer kontrollin në institucion.

Inspektorit i është dhënë ndihma e parë në ambientet e burgut dhe më pas është transportuar në Spitalin e Matit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Drejtoria e Burgjeve bën me dije se drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në institucion për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e marra. Ata kanë vizituar më pas edhe punonjësin e dëmtuar në banesën e tij, pas daljes nga spitali.

Për rastin është hartuar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale.

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe garanton mbulimin e shpenzimeve mjekësore të inspektorit Agron Bebja deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Kujtojmë se Dritan Imeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. Ngjarja ndodhi gjatë turnit të tretë në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion