Policia terheq protestuesin ne Gjirokaster Ai u thote cju bera (VIDEO)

GJIROKASTËR – Dita e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë një proteste të mbajtur në qytetin e Gjirokastrës. Tubimi, i cili nisi për të ngritur zërin mbi pretendimet e qytetarëve, përshkallëzoi pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Sipas pamjeve dhe dëshmive nga vendngjarja, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, duke shoqëruar disa prej tyre në komisariat.
Ndër momentet e shoqerimit te protestuesve ka qenë kapja dhe tërheqja e një prej protestuesve nga forcat e policisë.
Ndërsa efektivët po e largonin forcërisht nga sheshi, protestuesi dëgjohet t'u drejtohet atyre me pafajësi dhe habi: "Çfarë ju bëra?!"


