Rama vendos karrige me mbishkrimin "Dialog" para kryeministrisë: Mirëpres këdo, pa kushte!

Aktualitet

Rama vendos karrige me mbishkrimin "Dialog" para kryeministrisë:
Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere.

Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”.

Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”.

Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.

Më herët Kryeministri Edi Rama, tha sot se protesta e studentëve po përdoret për të kamufluar dhunën, teksa theksoi se problemi nuk janë studentët apo qytetarët që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar, por aktet e dhunshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion