Zjarri në Turqi, Erdogan dhe qeveria e tij përballen me kritika të shumta

Bota

Zjarri në Turqi, Erdogan dhe qeveria e tij përballen me kritika

Prej ditësh, Turqia është nën pushtetin e zjarrit ku për pasojë vdiqën 8 persona. Po ashtu, shumë toka dhe banesa janë djegur, gjithashtu, shumë turistë janë larguar Antalia, të frikësuar. Kjo ishte një minus i madh për presidentin Erdogan dhe qeverinë e tij.

Prej ditësh ata po përballen me kritika të shumta, për përgjigjen e dobët ndaj zjarrit dhe gatishmëria që la për të dëshiruar. Vetë Erdogan u akuzua për pandjeshmëri pasi u shfaq ne media gjatë një vizite në Antalia duke u hedhur banoreve qese me kanaçe me çaj. Një ekspert i lartë i pyjeve e përshkroi këtë zjarr si më të rëndën që ka ndodhur në Turqi, por nuk dha një statistikë në lidhje me dëmin që është bërë në toka.

i përshkroi zjarret si më të rëndat në kujtesën e gjallë të Turqisë, megjithëse ai nuk mund të thotë se sa hektarë tokë pyjore kishin përpirë zjarret. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se erërat e forta po rigjallëronin flakët që ishin vënë më parë nën kontroll.

ME TE LEXUARAT