Zjarr në pallatin në Tajvan, shkatërrohen disa kate, 46 të vdekur

Bota

Zjarr në pallatin në Tajvan, shkatërrohen disa kate, 46 të

Së paku 46 persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në jug të Tajvanit, njoftuan të enjten zyrtarët e këtij vendi.

Sipas tyre, dhjetëra të tjerë morën plagë të rënda.

Departamenti lokal i zjarrit tha se ndërtesa e banimit dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.


“Zjarri ishte jashtëzakonisht i egër dhe shkatërroi shumë kate”, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.


Ndërtesa ishte rreth 40 vjet e vjetër, me dyqane në katet më të ulëta dhe me apartamente sipër./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion