Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ish-deputetin socialist!

Politikë

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Kuvendi i Shqipërisë mban një

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot në seancën plenare një minutë heshtje në nder të ish-deputetit socialist, Andis Harasani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Andis Harasani ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Andis Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit për deputet.

Deri në atë vit ai kishte drejtuar Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare (KESH), moment kur Nano e thirri për ta kandiduar përballë Shaban Memisë në një nga zonat e Tiranës, në njësinë nr.4.

Harasani e fitoi përballjen me kandidatin demokrat dhe ishte nga të paktët socialistë që fitoi në kryeqytet, ku mori edhe mandatin e parë të deputetit.

Pas ndryshimit të lidershipit socialist pas humbjes së zgjedhjeve, ai ishte sërish një nga kandidatët e Edi Ramës në Tiranë. Këtë herë, jo në njësinë nr. 4 por në zonën e Rrogozhinës.

ME TE LEXUARAT