Vuante nga depresioni, nëna hidhet nga kati i 19-të së bashku me dy fëmijët

Bota

Vuante nga depresioni, nëna hidhet nga kati i 19-të së bashku me

Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Një nënë në moshën 34 vjeçare e identifikuar si Olga Zharkova, është hedhur nga kati i 19-të i pallatit ku banonte, bashkë me dy djemtë e saj. Fëmijët në moshën 3 vjeç dhe një muajsh kanë humbur jetën në vend së bashku me nënën e tyre.

Daily Mail, shkruan se Policia ka hapur një hetim vrasjeje për vdekjen e 34 vjeçares dhe vdekjen e dy fëmijëve të saj të vegjël.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçarja, vuante nga depresioni akut, ndërkohë që para se të bënte aktin e vetëvrasjes së bashku me dy djemtë, ka lënë dhe një shënim.

Mësohet se në letër ajo kishte shkruar se nuk dëshironte që t’i linte fëmijët në këtë botë që e ka konsideruar të zymtë.

Nëna e dy fëmijëve, e cila është gruaja e një oficeri ushtarak rus, i mbajti fëmijët në krahë kur ajo ra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion