Vrau 1 person dhe plagosi 4 të tjerë, siriani në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Bota

Vrau 1 person dhe plagosi 4 të tjerë, siriani në Gjermani
Një 27-vjeçar nga Siria është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia gjermane, pasi 8 muaj më parë vrau një person dhe plagosi 4 të tjerë në Duisburg. Mediat e huaja shkruajnë se prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshme dhe gjyqtarët ishin dakord me këtë propozim.

27-vjeçari, Maan D. mbërriti në Gjermani në vitin 2015 si refugjat dhe u radikalizua përmes internetit, duke adoptuar ideologjinë e Shtetit Islamik.



“Ai i konsideronte të pafe të gjithë ata që nuk ndanin ideologjinë e tij. Ai ishte i vendosur, pa pasur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me IS-in apo ndonjë organizatë tjetër terroriste, të vriste gjermanët, të cilët ai i zgjidhte rastësisht, sepse besonte se mënyra e tyre perëndimore e jetesës ishte provë e mjaftueshme për ‘pabesinë” e tyre’”, thuhet në deklaratën e gjykatës gjermane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion