Gardiania e burgut të Peqinit rrëfen përballjen me Mjacjan: Hyri në dhomën e takimeve, nga frika ne…

Aktualitet

Gardiania e burgut të Peqinit rrëfen përballjen me Mjacjan: Hyri

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë të burgut të Peqinit, ndërsa një prej efektivëve të ndaluar është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Një prej tyre është edhe gardiania e këtij burgu, Brunilda Hyra e cila punon si shoqëruese në regjimin e brendshëm. Ajo thotë se me Sokol Mjacajn është përballur në dhomën e takimeve, ku asaj dhe kolegëve i ka kërkuar që të dalin jashtë, përndryshe do t’i vrasë.

“Aty kam parë disa të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam pare dhe te dënuarin shtetasin Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “Dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë sic ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe te dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta. Me pas ne u larguam dolëm tek oborri i Institucionit. Aty me pas erdhi grupi i sigurisë, ndërsa Sokol Mjaca rrinte brenda dhomës së takimit. Pashë vetëm që kishte diçka të zezë në dore por nuk e pashë mire pasi ishim te trembur”, ka treguar ndër të tjera Brunilda Hyra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion