Vladimir Putin paralajmëron: Ukraina në NATO? Asnjëherë, as pas 15 vjetësh

Bota

Vladimir Putin paralajmëron: Ukraina në NATO? Asnjëherë, as

Presidenti Vladimir Putin deklaroi sot Rusia nuk do të pranojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, qoftë edhe 10 apo 15 vjet më vonë. Putin kritikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, që do të thotë së blloku euroatlantik është afruar më pranë kufirit me Rusinë.

“Nga pikëpamja e perspektivës historike dhe interesave strategjike të shtetit rus, një hyrje e mundshme e Ukrainës në NATO është e papranueshme, edhe në 10 apo 15 vjet”, shtoi presidenti rus.

Duke folur në takimin e drejtuesve të ministrisë së Mbrojtjes ruse, Putin tha se Ukraina është duke e humbur këtë luftë duke pëedorur rezervat njerëzre dhe të armëve. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu bëri të ditur se që nga shkurti i 2022, Kievi ka humbur më shumë se 383,000 njerëz në luftë. Shoigu pretendoi se ushtria ruse është e përgatitur dhe e armatosur me armë të avancuara që janë testuar në luftime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion