Vila 60 milionë dollarëshe e Erdogan po trazon opinionin publik në Turqi (Foto)

Bota

Vila 60 milionë dollarëshe e Erdogan po trazon opinionin publik

Shtëpia e presidentit turk, Erdogan ka shumë luks. Mediat turke shkruajnë se ndërtesa ka 300 dhoma me rreth 90 mijë metra katrorë.

Vila 60 milionë dollarëshe e Erdogan po trazon opinionin publik

Mësohet se shtëpia e tij është e kompletuar me një pishinë, park dhe plazh me dalje private në det. Kjo vilë kushton 60 milionë euro dhepo ngjall kritika të forta në opinionin publik.

Pamjet e “Pallatit të Verës”, siç u riemërua duke evokuar të ashtuquajturin “Pallati i Bardhë” që kreu i shtetit kishte ndërtuar në kryeqytetin Ankara, u shpërndanë nga gazeta laike e opozitës Sozcu.

Vila 60 milionë dollarëshe e Erdogan po trazon opinionin publik

Në pamjet e marra nga ajri të vendbanimit, të përfunduara në 2019, shihet edhe një pistë helikopterësh.

Vila 60 milionë dollarëshe e Erdogan po trazon opinionin publik

 Vala e indinjatës ishte shumë e fortë, për arsye të ndryshme, së pari për koston e tepërt në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e lirës turke për shkak të pandemisë, por edhe për shpyllëzimet masive të zonës së nevojshme për zgjerimin e ndërtesës, në vendin ku tashmë ishte vendosur rezidenca verore e ish-presidentit Turgut Özal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion