Tronditet Haiti! Vritet në shtëpi presidenti i vendit, përfundon në spital bashkëshortja e tij

Bota

Tronditet Haiti! Vritet në shtëpi presidenti i vendit, përfundon

Është vrarë në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise. Lajmin e rëndë e bënë me dije mediat ndërkombëtare, teksa tregojnë se një grup individësh të paidentifikuar sulmuan rezidencën private të presidentit.

Ndërkohë që Zonja e parë Martine Marie Etienne Joseph Moise thuhet se është në spital. Vendi i varfër i Karaibeve është përballur me paqëndrueshmëri politike në muajt e fundit që ka sjellë një shpërthim protestash të dhunshme, rrëmbimesh dhe krim të organizuar.

Partitë kryesore opozitare të vendit, gjyqësori dhe grupet aktiviste thanë se mandati pesëvjeçar i z. Moise si president përfundoi në shkurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion