Farishte kanabis në banesën e tij, arrestohet 38-vjeçari në Shijak, në pranga dhe një tjetër në Krujë

Aktualitet

Farishte kanabis në banesën e tij, arrestohet 38-vjeçari

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.


Në vijim të kontrolleve të pandërprera, gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Lulzim Kani, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion