Videoja 3D/ Burrin e lidhën, si e mbytën grabitësit 20-vjeçaren greke në sy të foshnjës

Bota

Videoja 3D/ Burrin e lidhën, si e mbytën grabitësit

Hap pas hapi, policia po kërkon prova për të identifikuar dhe arrestuar tre vrasësit e 20-vjeçares në Greqi, që tronditi vendin fqinj nga brutaliteti i pashembullt.

Ndërkohë që mediat në Athinë kanë rindërtuar skenën e krimit në 3D. Hetuesit, bazuar edhe te ekspertiza arritën në përfundimin se nëna u mbyt nga grabitësit në sy të foshnjës, ndërsa burri u lidh.


Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, hynë në shtëpi nga dritarja e bodrumit dhe prej andej filloi makthi për çiftin.

Sipas dëshmive të burrit, tre autorët e krimit flisnin një greqishte të pastër, ishin me gjatësi mesatare dhe trup normal.

Por, kur u larguan, 32-vjeçari tha para hetuesve se i dëgjoi grabitësit duke folur me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre amtare.

Por cila ishte gjuha? “Ai tashmë është thirrur për ta identifikuar me ndihmën e policisë” shkruajnë mediat.

Grupi hetimor i ekspertëve është i bindur se autorët kanë lënë gjurmë. Hajdutët qëndruan në shtëpi për një orë.

Ndërkohë që një video është identifikuar edhe një bashkëpunëtorë i katërt që qëndronte jashtë shtëpisë duke pirë cigare dhe kontrolluar zonën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion