Aksidentoi për vdekje të moshuarin, policia italiane në kërkim të 50 vjeçarit shqiptar

Bota

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, policia italiane në

Autoritetet italianë janë vënë në kërkim të një personi rreth 50 vjeç,që besohet se është shqiptar, që disa ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në zonën e Trevizos.

Gazeta italiane “Corriere del Veneto” ka raportuar se Policia lokale e Trevizos po vazhdon kërkimet e saj për shoferin, i cili të shtunën e kaluar duke ecur përgjatë Via Podgora, përplasi italianin Luciano Paro, një pensionist 76-vjeçar duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gazeta thotë se fatkeqësisht hipoteza se drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, që jetonte në Istrana, po fshihet jashtë vendit, e mbase në vendin e origjinës, po bëhet gjithnjë e më e besueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion