Shiten në kohë rekord biletat e avionit që të dërgon në “askund”, çfarë do të mund të shikojnë vizitorët

Bota

Shiten në kohë rekord biletat e avionit që të dërgon

Qantas po ofron një “fluturim për në askund” i cili do t’u japë banorëve australianë të uritur për udhëtime të admirojnë super-hënën e fundvitit dhe eklipsin e plotë të hënës nga mbi 40,000 metra në qiell.

Nëse shpresonit të blini bileta, nuk keni fat. Linja ajrore thotë se ato u shitën në “kohë rekord” në vetëm për 2.5 minuta për të qenë të saktë.

Fluturimi i supermënës është i fundit në një seri udhëtimesh të operuara nga Qantas që i çojnë udhëtarët për një udhëtim ndryshe, përpara se t’i kthejnë ata prapë aty ku i morën.

Biletat për fluturimin e super-hënës nisëm me 499 dollarë australianë për ato ekonomike, ndërsa biletat klas për biznesin u shitën me për 1,499 dollarë australianë (ose 1,160 dollarë amerikanë). Pas biletave të shitura, gjithashtu u krijua një listë pritjeje, por që atëherë është mbyllur.

Fluturimi premton pamje hënore mjaft spektakolare. Linja ajrore tha në një njoftim për shtyp se po punon me astronomen Dr. Vanessa Moss për të hartuar “rrugën optimale të fluturimit mbi Oqeanin Paqësor”.

Moss do të jetë gjithashtu në bord për të argëtuar udhëtarët me fakte dhe njohuri rreth ngjarjes hënore të 26 majit, të cilën NASA e quan një “eklips hëne super gjaku”.

NASA shpjegon se pjesa “super” vjen nga fakti që hëna e plotë do të jetë në pozicionin të saj më të afërt orbital me Tokën, e cila do ta bëjë atë më të madhe dhe më të ndritshme për syrin e njeriut.

Nga disa pjesë të botës, hëna do të duket se merr një nuancë të kuqërremtë për shkak të eklipsit të hënës. Ndërsa hëna kalon përmes hijes së Tokës, ajo do të duket më e errët dhe më e kuqe.

ME TE LEXUARAT